Policia italiane zhvilloi ditën e djeshme një operacion të madh antidroge, duke goditur një grup të mirëorganizuar dhe duke vënë në pranga 20 persona. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë, Leonardo Staka, 26 vjeç dhe Harient Helmi 22 vjeç.
Ky grup kriminal, pasuria e të cilit llogaritej në 1 milion euro, e kishte shtrire veprimtarinë në tre shtete si në Spanjë, Austri dhe Itali. Pas përfundimit të operacionit, detaje të reja janë zbuluar. Droga blihej në Spanjë për vetëm pesë euro për gram dhe më pas rishitej.
Pasi vinte nga Spanja, kultivohej në sera speciale, cilësia e të cilave mund të mposhte konkurrencën shqiptare. Klientët kryesisht ishin të rinj dhe madje minorenë, të cilët e blinin drogën në parqe, festa apo edhe pranë shkollave.Hetimet nisën në muajin prill të vitit të kaluar dhe sipas provave të siguruara, aktorët kishin role të qarta në grup, që nga ndarja e zonave deri tek arritja tek klienti.