Së fundmi fituesi i “Kënga Magjike 2018” ka publikuar një foto të Kejsit në ‘Instagram’ shoqëruar me një zemër. Fotoja duket të jetë shkrepur në një studio muzikore ndoshta në ambientet e “Threedots” dhe këngëtarja e “Më ke mua” shfaqet duke qeshur vesh më vesh. Por spekulimet nisën në puntatën e post-“Kënga magjike” në “E diela Shqiptare” kur në momentin që 26-vjeçarja po performonte këngën e saj “Më ke mua” iu bashku në performancë Flori Mumajesi edhe gjatë kërcimit të baladën dyshja dukej shumë e afërt me njëri-tjetrin.
Nuk dihet vërtet se çfarë qëndron mes dy artistëve, por kujtojmë se kohëve të fundit dyshja qëndron gjithnjë e më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit pas përpara se Flori të krijonte ‘këngën e jetës’ (siç e ka cilësuar Kejsi këngën konkurruese me titull “Më ke mua” të Kënga Magjike) ata kanë bashkëpunuar gjatë kësaj vere dhe studioja muzikore e Mumajesit krijoi për këngëtaren këngën e njohur “U rritëm”. Të jenë të lidhur vallë apo thjesht shtysë për pak thashetheme rozë?