“Kina nuk synon kurrë hegjemoninë”. Kështu është shprehur presidenti Xi Jinping për të zbutur tensionet botërore mbi influencën ekonomike në rritje të Kinës.
Gjatë një fjalimi për të shënuar 40 vjetorin e reformave të tregut, Xi përsëriti angazhimin e Kinës ndaj një sistemi tregtar shumëpalësh dhe hapjen e mëtejshme të ekonomisë së saj.
Megjithatë, ai nuk njoftoi ndonjë iniciativë të re për të luftuar një ekonomi të ngadalësuar dhe tensionet me Shtetet e Bashkuara.
Xi tha se Kina nuk do të zhvillohet “në kurriz të interesave të vendeve të tjera”.
Rritja ekonomike e Kinës në të gjithë botën, përmes një rrjeti të gjerë projektesh infrastrukturore të quajtur “Belt and Road Initiative”, ka bërë që disa kombe të ngrenë alarmin për atë që ata e quajnë ndikim e madh të saj në botë, si politike ashtu edhe ekonomike.