Show-Bizz

Ervini në gjyq me “Big Brother”? Avokatët e tyre më bënë presion

12:45 - 26.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Menjëherë pas daljes nga shtëpia, Ervini, ish-konkurrent i edicionit të nëntë të “Big Brother” ka akuzuar produksionin për manovra dhe favorizime në lojë. “‘Big Brother’ vendos edhe fituesin”, ka thënë Ervini në “Fan Club”, ndërsa mbrëmjen e spektaklit vuri në dukje se shumë nga pikat e kontratës ishin shkelur, referuar rikthimit të Damianos në lojë dhe ngritjen e duarve kundër tij. Por, edhe pse nuk i quan akuza, ish-banori duket se i qëndron mendimit se “Big Brother” nuk i trajton të gjithë njëlloj. Megjithatë, dje Ervini i ka çuditur të gjithë, teksa ka thënë se avokatët e produksionit i kanë bërë presion dhe se çështja mes tyre mund të përfundojë në gjyq. Në një intervistë për “Xing”, ish-konkurrenti i “Big Brother Albania 9” është shprehur: “Në momentin që janë të gjithë konkurrentë, duhet të trajtohen të gjithë njëlloj. Të tjerëve u janë bërë surpriza, por unë kisha ditëlindjen dhe nuk më është ofruar qoftë edhe një birrë… Unë nuk kisha vrarë njeri, por edhe në burg po të jesh, kur ke një gëzim, ka pak tolerim. Në bazë të kontratës një njeri nuk lejohet të kapet me dorë dhe mua Damiano më ka kapur. Kushti tjetër që është në kontratë, është që kur dikush del nga shtëpia, nuk futet më. Unë kam marrë presione edhe nga avokatët e produksionit dhe jam shumë me këmbë në tokë. Nëse ka ndonjë reagim nga produksioni, do të jem unë i pari që mund t’u hap çështje atyre, sepse kam fakte dhe janë shumë gjëra që janë regjistrim”. Më tej ai tregon se ndjehet i lumtur që ka dalë, pasi në atë shtëpi nuk kishte çfarë të merrte. “Në atë shtëpi është ulur shumë niveli i Shqipërisë, nga ajo që shihet në Europë dhe jashtë dhe për ne nuk është fare gjë e mirë, për ne si vend”, thotë Ervini, i cili tregon edhe se me Sidritën gjërat ende nuk kanë marrë një drejtim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.