Zhvillime tek Interi sa i takon rinovimit të kapitenit Mauro Ikardi. Deri tani ishin vetëm zëra, por “ESPN” dhe “TyC Sports” shkruajnë se Uanda Nara i ka komunikuar klubit zikaltër se Ikardi nuk dëshiron ta rinovojë kontratën. Masimiliano Alegri, trajneri i Juventusit, e kërkon në skuadër, por klauzola e kapitenit të Interit nuk është e vlefshme për në Itali, kështu që kandidat i fortë për sulmuesin argjentinas është Çelsi i Sarrit.
Por edhe Reali i Madridit vazhdon të qëndrojë në gjurmët e tij ende. Nga sa kuptohet, telenovela e rinovimit të Ikardit me Interin ka mbërritur në kapitullin e fundit. Sulmuesi del kështu automatikisht në merkato dhe mbetet për t’u parë kush do ta paguajë klauzolën e tij prej 110 milionë eurosh, Reali apo Çelsi.
Shfaq Komentet (0)