Në Kosovë, nëse flasim me gjuhë popullore, qasja e Edi Ramës, por edhe e Batonit Haxhiut, karshi Gent Cakës, ishte kjo: Mish për top.
Edi Rama nuk ka nevoje me i kërku falje Kosovës për pamundësinë e emërimit të Gentit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Me sa kam unë njohuri Genti nuk po emërohej aty si Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, por si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Rama e Batoni, as nuk i kane borxh Kosovës e as Kosova nuk iu ka borxh atyre. Fatkeqësia, e për këtë më vjen shumë keq, është që Genti u përdorë nga Rama, ndoshta edhe nga Batoni, për qërim hesapesh të brendshme. Kanë menduar, që duke e propozu një djalë nga Kosova për kreun e diplomacisë, do të përfitojnë nga simpatia patriotike. Mirëpo me kerku mëshirë në raste të këtilla është naivitet.
Gentin nuk e ka propozuar populli i Kosovës, në një referendum, për Ministër të Punëve të Jashtme. Gentin, po besoj, e ka propozuar Batoni. Prandaj Edi Rama mundet me i kërku falje veç Batonit.