Nga Korça ku ka qenë në një miting me të rinjtë që votojnë për herë të parë, Edi Rama ka rrëfyer për negociatat e dështuara një natë më parë. Kryeministri tha para të rinjve se kishte rënë dakort që të diskutonte për një shtyerje të zgjedhjeve, edhe për ndonjë ministër teknik, me kushtin e vetëm, që çdo diskutim të ketë lidhje me vetingun.
“Dje ne vajtëm për dialog pa kushte, me duart hapur. Kryetari i PD nuk ishte në tavolinë, kishte shkuar në një dhomë tjetër. Na thanë ja kush është plani për të garantuar zgjedhje të lira. E pranuam të gjithin. Na thanë janë dhe dy gjëra të tjera.
E para të shtyjmë pak zgjedhjet. E dyta të shikojmë ndonjë ministër që të jetë teknik. Ne i thamë që mund t’i diskutojmë këto, por ama çdo diskutim të ketë lidhje me vetingun. Pa vetingun, të gjitha të tjerat s’ka sens të diskutohen”, deklaroi Kryeministri Rama.