AKTUALITET

Tymë e flakë molotivi, 2 orë protestë në kërkesë të dorëheqjes nga posti të Erion Veliaj, ja kur do mbahet tubimi i radhës

13:27 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta e thirrur ditën e sotme nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, zgjati për rreth 2 orë përpara Bashkisë së Tiranës.




Ajo është shoqëruar me shperthimin e molotiveve, pasi pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Për shkak të këtyre përplasje, një pjesë e gardhit metalik që rrethohej institucioni, është hequr nga protestuesit, duke detyruar kështu policët prezentë të krijonin një gardh të ri prej skafandra.

Duhet rikujtuar se përsëritet sërish skena e një efektivi që humbet ndjenjat përgjatë protestës, ashtu si herën e kaluar. Ai u ndihmua fillimisht nga kolegët e tj, e më pas mori ndihmë mjekësore nga ambulance që arriti në vendngjarje.

Të martën e ardhshme është njoftuar se do zhvillohet protesta e shtatë nga ana e opozitës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.