AKTUALITET

Ndërhyrja e policisë kundër studentëve, Lleshaj: E kërkuan vet…

15:19 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi bëri thirrje drejtuesve të universiteteve që të punojnë për të lënë të lirë ambientet universitare dhe mësimi të vijojë normalisht.




Përsa i përketë ndërhyrje së policisë, Lleshaj u shpreh se kanë kërkuar vetë drejtuesit e universiteteve me qëllim të normalizimit të situatës.

“Ne kemi pasur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka pasur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë për të liruar mjediset që janë zënë me barrikada të improvizuara nga një grup i vogël personash. Veprimet janë bërë nga policia private, dhe policia e ka mbështetur nga larg. Garancia që u jepet dhe paprekshmëria universitare do të thotë paprekshmëri nga çdo formë e dhunës.  Është detyrë e drejtuesve të universiteteve që ato të mbeten zona të lira për këdo. Gjej rastin të ftoj drejtuesit e universiteve që janë prekur nga këto fenomene të bëjnë kujdes të ruajnë universitetet nga cdo formë dhunimi në mënyrë që të garantojnë vijueshmërinë e pandërprerë të programit mësimor.

Dua tu them atyre personave që kanë vendosur këtë formë proteste, i mirëkuptoj thirrjet entuziaste: Universiteti është i ynë! Se universiteti është i tyre por edhe i yni dhe duhet që të kujdesemi që ti lëmë universitetet zona të lira akademike e debati”.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama është shprehur se 8 kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete me përmirësimin e kushteve të universiteteve apo pajisja me mjetet e nevojshme të laboratorëve. Po ashtu, përgjysmimi i tarifës nuk është bërë për çdo nivel arsimi për universitetet shtetërore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.