Të gjithë bëhemi shpesh herë nostalgjikë për atë që shumë e konsiderojnë si pjesën më të bukur të jetës, fëmijërinë, mbetet e madhe. Kjo gjë i ka ndodhur dhe moderatores sportive, Hygerta Sako, qe ka nxjerrë nga sirtarët një foto të ditës së parë të shkollës, përmes të cilës kujton se pavarësisht vështirësive që ka pasur ai brez, kohë e kaluar në vegjëli, ka qenë e bukur. “1 shtator 1983 dita e parë e klasës së parë.
Flokët sikur m`i kanë prerë me tas, fustani me copën që kishte tepruar nga perdet (edhe pse qëndisur mjeshtërisht nga motra) dhe duke përqafuar lulen e duke buzëqeshur gjasme se kështu më tha xhaxhi fotografi. E megjithatë, edhe pse të varfër, më ka marrë malli për atë fëmijëri të pastër e të vërtetë”,-shkruan Hygerta në foton e postuar në “Instastory”. Jetë e vështirë për ish-misin, por që arrin ta vlerësojë për të kujtuar si ka arritur aty ku është!