Kryesore

Akuzat për trafik droge, Klement Balili vetëdorëzohet në Policinë e Shtetit

11:15 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e sotëm, ky lajm është konfirmuar dhe nga avokati i tij Baftjar Rusi.




Mësohet se, Balili ndodhet në Policinë e Shtetit së bashku me avokatin tjetër, Theodhori Sollaku.
Bëhet me dje se vëtëdorëzimi i Klement Balilit vjen vetëm pak ditë pasi një burim nga Ministria e Drejtësisë njoftoi se Greqia i është përgjigjur në fund të dhjetorit të kaluar, përmes një letërporosie, kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që këmbëngulte t’i dorëzoheshin prova shtesë të 46-vjeçarit.

Kjo letërporosi ishte justifikimi kryesor i Prokurorisë, që në vitin 2018 zgjati tri herë afatin hetimor për Balilin, i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, por që për shkak të dështimit të policisë për ta arrestuar u quajt nga ish-ambasadori Donald Lu edhe si “magjistari”.

pergjim 999 8888pergjimet 3 0777
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.