Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, në intervistën në “Gol pas Goli” në “Supersport” pas fitores me Kukësin, deklaroi: “Trajneri mendon të këqijat para të mirave, por patëm probleme në pjesën e dytë. Gjithsesi, është kthyer entuziazmi dhe kemi nisur me fitore.
Nder Partizanit? Në ditët në vazhdim do i bëjmë nder edhe Kukësit, edhe ne do luajmë me Partizanin, mund të fitojmë edhe me ta. Pyetja e dytë është e vështirë ta them si kam vepruar. Janë harmonizuar veprimet në çifte dhe reparte. Ekipi ka kërkuar gjithë kohës ta fitojë ndeshjen. Nga rezultatet e këqija ka edhe uri për të fituar. Ne kemi vazhdimësinë tonë dhe duhet të shohim përpara”.
Shfaq Komentet (0)