![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
28 fidanë me bimë kanabis në lagjen Markol, fshati Sheldi janë sekuestruar nga Policia e Shkodrës, ndërsa është arrestuar pronari i parcelës ku u gjet lënda narkotike. Xhemal Murati, 68 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, është vënë në prangat e policisë.
“Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, në lagjen Markol, fshati Sheldi, në një parcelë në pronësi të shtetasit Xhemal Murati, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 fidanë bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa”- thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Shfaq Komentet (0)