Luana Vjollcën fundjavën, që sapo lamë ka vendosur të postojë disa foto nga ditët e pushimeve në Maldive, të cilat thotë se kishte harruar t’i publikonte më parë në rrjetet sociale. Luana i pyet ndjekësit e saj se si po e kalojnë fundjavën. Në morinë e përgjigjeve, nuk ka munguar edhe ajo e moderatorit të njohur Ermal Mamaqi.
Për raportin mes tyre është shkruar shpesh në median rozë, pasi ata nuk ia kursejnë batutat njëri-tjetrit si edhe në rastin në fjalë. Kështu, Ermali i përgjigjet Luanës duke i thënë: “Mirë çka…edhe ne mbahemi. Rrofsh që pyet. Si ishte rrjeta”? Ka mjaftuar kaq dhe prezantuesja simpatike e Top Channel nuk ia ka kursyer aty për aty batutën Ermalit duke i thënë: “Të ka marrë malli me u gric me mua, ë”?
Shfaq Komentet (0)