Nga grumbullimi francez në Klerfonten, Pol Pogba tremb tifozët e Mançester Junajtid. “Reali i Madridit është një ëndërr për të gjithë fëmijët, sikundër për të gjithë futbollistët. Mbi të gjitha sepse aty është dhe Zidan. Por tani jam i lumtur në Mançester me trajnerin e ri. Në këtë moment jam i lumtur aty ku jam, por nuk e di se çfarë ka rezervuar e ardhmja për mua”.
Kontrata e Pogbas me “Djajtë e Kuq” skadon në qershor të vitit 2012, ndërsa me rikthimin e Zidan në stolin e Realit, një nga objektivat e mëdha të merkatos që do të nisë në verë është edhe Pol Pogba. Një operacion që do të ishte më i lehtë për t’u realizuar nëse në stol do të kishte qëndruar armiku Murinjo. Por nëse Zidan do të kishte gati 120 milionë euro dhe do t’i bënte një telefon, atëherë, ku i dihet…