Të guxuarit në modë me veshje nga më të ndryshmet tashmë nuk përbën më lajm ditët e sotme. Ndërkohë që të ardhurit me pizhama si moderatorja Bieta Sulo, e cila i veshi dy ditë më parë në studion e “Ftesë në 5” dha një efekt më se të kënaqshëm. Ndërsa një tjetër moderatore zgjodhi të vijë në studio me trendin e momentit të pizhameve. Rudina Magjistari surprizoi jo pak, teksa bëri hyrjen në studion e “Rudina”, e veshur me një kostum që ngjante si pizhame.
Moderatorja rrëfeu në nisje të programit se këtë veshje e për hir të së vërtetës e kishte me pak merak, sepse i frikësohej reagimit të publikut që do të mendonte se ajo ka veshur pizhame, por duke qenë se ky është trendi i momentit, Magjistari e mori riskun. Ndërkohë që të dyja u justifikuan me faktin se është diçka e kohës që shumë prej të pranishmëve dhe audiencës mund ta keqkuptojë, por që nuk ndodhi aspak! Trendet e reja duket se po priten shumë mirë dhe nga publiku e asgjë nuk ka bën përshtypje si më parë.