Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:
Jozefina Bodes: Kujdes me karriget e larta
Në këtë foto duket se kryetarja e kuvendit është duke u kujdesur për shpenzimet e sallës së re. Por edhe pse ka vendosur që të ngrejë në parlament te ri, pikërisht në vendin që është piramida, duket se shefja e parlamentit, është shumë e ndjeshme ndaj cdo investimi që është bërë aty Brenda. Dhe duket qartë edhe nga kjo foto, është duke i kërkuar llogari ministrit Bode pikërisht për mënyrën sesi është duke tërhequr karrigen dhe duke prishur edhe qetësinë në sallën e kuvendit.
Rama dhe Ruçi me keqardhje
Edi Rama dhe Gramoz Ruçi e kanë gjetur veten në një pozicion shumë të vështirë ndërsa flitet për ushtarakët. Për PS, gjithë kjo shtresë janë votues të saj, por nga ana tjetër, edhe kërkesat e tyre për pensionet janë shumë të larta. Dhe sikurse e shohim në këtë foto, Gramoz Ruci dicka I ka thënë Edi Ramës që ky I fundit të mos abuzojë me premtimet që mund të bëjë për këtë shtresë, sepse një pjesë e madhe e tyre janë votues të Partisë Socialiste. Por kreu actual I PS edhe pse drejton një parti të majtë, është më shumë nga program I djathtë. Nuk dihet se me sa lehtësi do të kalojë gjithë premtimet, ndaj të dy janë duke mbajtur mjekrën me dorë.
Ky shkrim u botua më 18 dhjetor 2010