BLUETOOTH

Për pak lind, Almeda Abazi bën blerjet e fundit për djalin

21:00 - 20.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Shumë shpejt djali do të vijë në jetë, pasi bukuroshja me origjinë shqiptare është në muajin e fundit. Blerjet dhe shpenzimet për të voglin kanë qenë të shumta dhe të mëdha. Disa prej tyre Almeda i ka ndarë me të gjithë qëkur e zbuloi shtatzëninë.




Së fundmi ajo ka publikuar një foto të ndenjëses që përdoret për ta vendosur në makinë ose për ta mbajtur në duar teksa prindërit shëtisin me bebin. Emocionet e Almedës për gjithçka po përjeton vetëm shtohen ndërsa pritjes po i vjen fundi. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Almeda rrëfeu në një intervistë ekskluzive për ‘RevistaËho.Com’, detajet dhe përjetimet e 9 muajve duke lënë të kuptohet se është më e lumtur se kurrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.