Të paktën 28 hipopotamë kanë ngordhur në parkun kombëtar të Etiopisë.
Sipas mediave lokale, gjitarët gjysmë-ujorë kanë ngordhur në Parkun Kombëtar Gibe Sheleko.
Behirëa Mega, kreu i parkut tha për “FANA” se kafshët vdiqën mes 14 dhe 21 prillit dhe se shkaku i ngordhjes së tyre aktualisht është i panjohur.
Parku Kombëtar Gibe Sheleko, u krijua në vitin 2011 dhe është shtëpia e rreth 200 hipopotamëve dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 36,000 kilometra katrorë.
Sipas listës së kafshëve të kërcënuara të Bashkimit Kombëtar për Ruajtjen e Natyrës, në botë ekzistojnë rreth 115,000 dhe 130,000 hipopotamë dhe se ruajtja e tyre duhet të jetë një “prioritet” në vendet ku ato ekzistojnë.
Shfaq Komentet (0)