Një emër surprizë i shtohet Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për bashkëshorten e të ndjerit, Sokol Olldashi, Enkelejda. Në orën 17:00 PD do të organizojë një takim me pedagogët, për arsimin. Enkelejda Olldashi është një nga pedagoget e Juridikut dhe mësohet se ajo do të jetë në tryezën që opozita do të organizojë.
Kujtojmë se ish-ministri Olldashi ka qenë mik i ngushtë me Astrit Patozin, që vetëm pak ditë më parë krijojë partinë Bindja Demokratike. Por duket se Enkelejda tashmë është pozicionuar përkrah Partisë Demokratike. Ndërkaq djali i madh i saj u pa në protestën e fundit të opozitës, organizuar përpara kryeministrisë. Në media u tha se ai u rikthye nga Londra vetëm për protestën.
Shfaq Komentet (0)