Sabah Halili, lindur në 1988, pritet të sillet ditën e sotme nga Italia, pasi ka kryer veprën penale dhunë në familje. Pas hetimeve, u konstatua se gruaja dhe fëmija i mitur 6 muaj, ishin në rrezik ndaj ata ishin transferuar menjëhërë në një shtëpi të mbrojtur për shkak të faktit se prania e foshnjes pengonte dëbimin e babait, të këtij personi.
Gruaja qe marrë në mbrojtje nga Policia italiane dhe duke u marrë parasysh sjellja e vazhdueshme agresive e shqiptarir dhe rreziku që ai paraqiste për të dhe foshnjen 6-muajshme, Sabah Halili qe dëbuar për në Shqipëri i shoqëruar nga policët.Mirëpo, disa muaj më parë, Sabahu ishte kthyer sërish në Itali në mënyrë të paligjshme në qytetin Cuneo dhe sërish në Sanremo, ku u dje, pas ndërhyrjes së Policisë, që e njohur dhe kishte dijeni për veprat të tij penale, u arrestua bashkë me një shqiptar tjetër, Renaldo Hasani. 18-vjeç, edhe ai me precedentë kriminelë. Këtë mëngjes, të dy shqiptarët u shoqëruan nga Policia në aeroportin e Milanos në Malpensa për t’u hipur në avion për në Tiranë.