Leo Mesi po, Dibala po, Martinez po, Ikardi jo! Lista e Kombëtares së Argjentinës e publikuar pak çaste më parë i ka dhënë një tjetër goditje sulmuesit të Interit, që po kalon një gjysmësezoni krejtësisht negativ.
Mauro Ikardi nuk do të jetë pjesë e 23 lojtarëve që do të shkojnë në Brazil, me synimin për të fituar Kupën e Amerikës. Trajneri i “albicelestes”, Lionel Skaloni, ka vendosur t’i besojë Lautaro Martinezit dhe Paolo Dibalës, që ishin në balotazh me Ikardin.
Shfaq Komentet (0)