MILOSAO

Poezia / Ditët e mia më të mira

08:10 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Nga Claes Andresson*
Nuk ka pushim në jetë. Gurët parfumojnë, rëndojë
…dhe mbartin. Brenda meje gjendet një ngritje shiu, dhe unë
arratisem por përsëri gjendem në çdo vend. Le të mungojë diçka,
sikur edhe Zoti apo Pepsi, por mos u habisni me mua.
Mos flisni për atë që nuk është, ose edhe nëse ka qënë dikur,
është ndalur së ekzistuari me atë emër.
Ndonjë mbrëmje kur asgjë nuk mungon, shikoj se festa aty pranë nuk ka të bëjë me mua.
Marr emrin dhe largohem tek nata.
Shumë shpejt ndalet muzika, shpejt ndalen të qeshurat dhe fenerët zbehen
si pirësit e dritës në mjegull.
Nuk më kujtohet cilët të kem harruar, festa vazhdon por unë nuk jam atje dhe askund.




Teologjia e re
Sëmundja është ndërgjegjja e trupit,
Çfarë do të ishim ne pa sëmundjet?
Disa martohen me to, për të qenë të sigurt
Disa shpallin: kam mall për të njohurit,
Pak delikatesë, parakalim me diabetin
Ose:
Uri për jetën, si një ënjtje tumori mashkull, kërkon një prehër të butë…
Gjithmonë I Yti,
Paul Tillich, u përpoq të hidhte në erë simbiozën me një grup seksualiteti,
Pastaj erdhi vdekja, dhe e mori me vete, por ato ishin
një kohe interesante, shkruan e veja e tij 83 – vjeçare.
Matja e presionit të gjakut është gjithashtu një lloj ledhatimi
Disi, është e mrekullueshme kur dikush është duke dëgjuar zemrën e tënde
(ku stetoskopi peshon si një unazë martese në gjoks)
Zotërinjtë e vjetër, nga ana tjetër, pëlqejnë masazhin e gjëndrave përpara,
Ndërsa disa të rinj presin lëkurën me një brisk rroje, plagët
i klithin për vetë dashurinë.
Për shkak të sëmundjeve tona, ne nuk ndihemi të vetmuar
Në to, ne mund të besojmë si tek një mik i përjetshëm
Me sëmundjen mund të flasim
…udhëtojmë për pushime, nëpër bazene apo kampingje
Atë sikur e pronëson gjithë kohën,
As komshinjtë nuk bërbëlisin më,
Atë mund ta dashurosh të paktën me gjysmë zemre.

***

Nuk është lehtë të jetosh me dikë që ankohet gjithë kohën-sidomos nëse je vet ai person.
Vitet shpejtojnë nga viti në vit më shpejt
Kur vetpengohesh në ecje e sipër edhe më ngadalë.
Ajo që mori pak kohë shkon gjatë.
Në kokë i vetmi mendim: lëviz këmbët!
Kur vrasjen e kohës fillon ta ndjesh njëlloj si waste of time,
a duhet atëherë të ndryshohet ritmi, apo kapërcejmë përpara?
Kur koha të kalojë aq e hollë sa nuk mund të ngrohë as të mbulojë ato që shihen?
Kur koha ka filluar të na kujtojë një vello zie?

***

Kur të keni vdekur duhet të bëni gjithçka që nuk e keni bërë
sa jetuat,
Më në fund të gjeni pak kohë për veten tuaj, dhe premtoni
se do të filloni të bëheni me të vërtet egoist.
Edhe t‘ju shikoj përpara meje: “mos mendoni se unë do të ulem këtu duke u kalbur”.
Së fundi, mund ti thoni Presidentit dhe Ministrit të Mbrojtjes
Çfarë vërtet mendoni për Ta.
Duke mos harruar gruan tuaj që “j`ua vodhi jetën”.
Atëherë jeni të lirë si ato mjelmat që me kënaqësi i vështronit
prej dritares së saunës,
Të udhëtoni rreth botës dhe vendeve të tjera ekzotike.
Shkoni për hir të Zotit dhe martohuni me atë, vajzën e mullixhiut, që ka
qënë gjithmonë një ndër dëshirat e tuaja sekrete.
Të folurit me edukat e ke filluar me letër, goja
mbushur me gurë si kampionëve të mëdhenj.
Drejt vjeshtës, do kompozosh kvartetin e lejlekëve, djegësve të barit,
ngricave të natës, plehrave dhe perëndimit të diellit.
Me mënyrën Wittgensteinike mëson të fërshëllesh të gjitha këngët
dhe simfonitë e Schubertit, përveç marshit Kameradenia Alte.
Në vitet që pasojnë, muskujt që ke neglizhuar do ti ripërtërish
Me metodën Atlas: ngre Tokën mbi shpatulla!
Kur të keni vdekur asgjë nuk do t‘ ju ndalojë të merrni mbrapsht
prej asaj që shkoi me jetën.
Shqipëroi-Silvana Berki


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.