Teksa minutat kalojnë të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në zonën e Pezës në Tiranë, ku një person u qëllua me plumb në kokë dhe për pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se dy personat e përshirë në ngjarje janë kushërinj, teksa ende nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes tyre.
Pas ngjarjes së rëndë autori i krimit, Flamur Karaj, u dorëzua në polici. Ai është njëherësh edhe punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
I plagosuri, Enver Karaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, e cila terrorizoi jo pak zonën dhe qytetarët në Pezë.