Kryesore

Fatmir Xhafaj për protestën e 13 Majit: Policia do përgjigjet ashpër, nëse synohet destabilitet!

21:37 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I sigurtë se policia do ta përballonte presionin e mijëra njerëzve të thirrur nga opozita në Kavajë, Fatmir Xhafaj ka garantuar se nëse nuk do të kishte tërheqje, policia do kishte vepruar. I ftuar në emisionin Top Story, Ministri i Brendshëm tha se ishin marrë të gjitha masat në terren për procesin e votimit.

“Nëse do ishte lejuar të mbaheshin zgjedhje në Kavajë, policia do e kishte lejuar këtë në mënyrë shembullore. Cilido që do guxonte te cënonte të drejtën e qytetarëve për të votuar në kavajë do ndëshkohej” u shpreh Xhafaj.

Disa ditë para datës 7 Maj policia kishte marrë informacione nga Shërbimi Informativ Shtetëror për njerëz të caktuar. Për këtë ishin bërë edhe disa ndalime, ndërsa persona të veçantë ishin mbajtur nën vëzhgim.

“Ndalime kemi bërë për atë që mund të ndodhte. Kemi pasur informacione nga ne dhe agjensitë e tjera tonat për atë që mund të ndodhte. Me SHISH kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë” tha Xhafaj.

Më 7 Maj, opozita paralajmëroi një miting të madh në Kavajë me mbështetës nga e gjithë Shqipëria. Në të njëjtën ditë, kandidati i Partisë Socialiste do të votohej përballë një kandidati të pavarur. Në media u raportua se Fatmir Xhafaj urdhëroi nisjen e mbi 1 mijë efektivëve të policisë në këtë qytet. Përveç policëve të thjeshtë në Kavajë u zhvendosën edhe forcat Antiterror, FNSH dhe Operacionalet.

Fatmir Xhafaj tha se nuk ka pasur komunikim me drejtues të Partisë Demokratike për protestën e organizuar në Kavajë. Xhafaj tha se komunikimi me lidershipin democrat ka munguar për shkak të retorikës së ashpër që ka përdorur këto kohë Z.Basha.

Ministri i Brendshëm tha se po e ndjek me vëmëndje organizimin e protestës së 13 Majit dhe se deklaratat e lidershipit të PD nxisin dhunë dhe destabilitet. Por sipas Xhafës, nëse do të ketë akte dhune, policia do të reagojë ashpër, ndaj atyre që kanë frymëzuar aktet e dhunës dhe jo ndaj njerëzve të thjeshtë që kanë të drejtën të protestojnë.

“Policia ndërhyn pikërisht atëherë kur protesta nuk është paqësore, por kur përdoret vullneti i shqiptarëve për të protestuar, për të destabilizuar vendin dhe policia do ndërhyjë fort” u shpreh Xhafaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.