Kryesore

LIVE/ Nga batutat tek lotët që derdhi mbrëmë, ja ç’thotë Rama për bisedën me Bashën dhe porosinë për Ahmetajn

12:13 - 09.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, fjalën e tij në Kongresin zgjedhor të Partisë Socialiste e ka nisur me falënderime. Por i ka kushtuar një pjesë të fjalës Partisë Demokratike, ku ka kërkuar heshtje, teksa thotë se “Partia Demokratike ka ikur në drejtim të paditur”.

“Do ta nis me fjalën më të thjeshtë ‘Faleminderit’. Faleminderit gjithë atyre që më bënë nderin më të madh, duke më zgjedhur kryeministrin e këtij vendi. Faleminderit deputetëve të grupit parlamentar. Përulësisht iu them se bëra aq sa munda. Faleminderit, Namik Dokles, Valentina Leskajt, Arta Dades, të cilët dhanë gjithçka mundën në vijën e parë të betejave politike. Jam i bindur se përvoja e tyre do të na ndihmojë më tutje. Faleminderit deputetëve që s’do jenë në lista, por do të jenë pjesë e skuadrës sonë, në role të tjera që do të bëjnë më të mirën për Partinë Socialiste. Në fund të falënderimeve, por jo nga rëndësia shkon për Lindën, fëmijët, Anetës, që vazhdojnë të ma hapin me dashur derën e shtëpisë  vonë, edhe pse këto tre vite e gjysmë s’i kam kthyer asnjë përqind të dashurisë që më kanë kushtuar pareshtur”.

Fjala e numrit një të Qeverisë, është pritur me ovacione të shumta, ndërsa ka folur për Partinë Demokratike.

“18 qershori është siç thotë ajo kënga labe: ‘As për mua as, për ty, por për gjithë Shqipërinë’. Do të kem boll për mitingje. Është e pabesueshme një parti që lindi nga aspirata ta bëjmë ‘Shqipërinë si gjithë Europa’, PD ka ikur sot në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika, një frikë me madhe se sa një kope lepujsh në bark nga drejtësia. Mbyllur në një bunker plasmasi, ka shpallur luftë me mullinjtë e erës, tërë dynjasë, jo mua, as ne por Shqipërisë, Gjermanisë, BE-së, Amerikës. Nuk duan zgjedhje, sepse nuk duan vettingun, nuk duan drejtësinë, sepse nuk flenë më gjumë qysh se e votuan vitin e shkuar me iluzionin se do ngelej në letër. Pa votuar vettingun nuk i dalin dot para asnjë shqiptari për t’i kërkuar votën. Ndaj duan të hedhin në erë zgjedhjet, për të hedhur në erë vettingun. Ashtu siç bënë 20 vite më parë, duke e shembur për tokë ekonominë e familjeve shqiptare. Më vjen keq që erdhi puna deri këtu. Bëra çmos që kështu mos të ndodhte. Merre me mend si është ndier Erion Braçe. Nuk e ka përjetuar mirë zgjedhjet e anuluara në Kavajë, nuk e ka gëlltitur dot faktin se ne socialistët, i jemi dukur të ndrojtur, të pambrojtur.

Kam dëgjuar shumë edhe nga ju, që thonë, sikur të ishim ata, sikur të ishte ai, do të ishim bërë kështu do të ishim bërë ashtu. Jini krenarë që ne s’jemi si ata”.

“Vetë e zgjodhën politikën e inatit, tani le ta vuajnë.

Nuk më bëhet vonë se sa pishman do të bëhen. Me dhimbsen vetëm votuesit e tyre. PD sillet si shoqatë anarkiste.

Për një gjë më bëhet vonë. Doja shumë t’i kishim përballë më 18 qershor, jo në bunkerin prej plasmasi. Kjo se doja ti mundin shumë më thellë se 23 qershorin e 4 viteve më parë.

T’i lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara me 18 qershor dhe të thërrasin në kutinë e votimit ata që e duan Shëipërinë. Fletët e votimit kanë flutuar për t’u shtypur. Zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor”

Gjate fjalës së tij, kryeministri Edi Rama rrëfeu para mijëra mbështetësve për reformat qe ka ngritur ne 3 vite e gjysme dhe sa e sa pune kemi akoma për te bërë

“18 qershori do të jetë dita e vetingut të popullit ndaj Parlamenti do ta nisë jetën me zhbllokimin e vetingut dhe me krijimin e qeverisë së re.

Do jetë parlamenti  i parë pa Saliun por jo jo pa opozitën, Saliu e  gjeti vetë rrugën që rrënoje çdo rruge çdo normë, shkeli çdo porosi te kanunit, shau e shpifi për gjithë dynjanë.

E rrëmbeu PD nga duart e studentet në 90 e çoi në humnerë në 97

E ngrit dhe rrënoi dhe një here tjetër. Nëse 97 ishte rrëzimi tragjik për shkak te Saliut, 2017 do të jete rrënim për shkak të budallallëkut te Lulzimit. Sot që PD-ja ka ikur duhet te plotësojmë këtë boshllëk të lënë prej saj me një shtet për të gjithë me mirëqenie për te gjithë

Kjo garë, gara që sapo ka filluar është gara me e vështirë për PS, ku gjej dhe rastin te përshëndes Fatos Nanon sepse ne jo vetëm do të jemi forca më e madhe por do te kemi dhe shumicën në parlament dhe kjo është feste e përgjegjësisë  të madhe

Nuk vijmë tek ju për vete por për tu bërë bashke për përgjegjësinë që do te marrim me 18 qershor.

Çdo gabim sot është një mësim për 4 vitet qe do te vijnë

Për te besuar aq shume mbetet për ta bere ne dhe ne mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë me se s’bën

Engjëj nuk jemi as magjistare as të pa gabuar nuk jemi por jemi Partia Socialiste e Shqipërisë se e duam Shqipërinë dhe jemi këtu për Shqipërinë që duam.

Mbrëmë pas mesnate shëtita vetëm në sheshin Skënderbej cep me cep mu mbushen  sytë me lot sa shume vuajtëm për ta ndërtuar qendrën e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët

Gjithë ajo energji e shpenzuar me luftëra ku të gjithë humbëm, pak jave dhe ai shesh do të jetë për të gjithë

Sa vite kemi humbur si do te ishte sot Shqipëria ne qofte se ne do te kishin nisur shume e me shume vite me pare.

Ja u them unë do te ishim sot 25 vite me përpara nga një vend fantastik Shqipëria, një zonje e moshuar ne Belsh me tha :” Ah me bir këtë vend e ka bëre Zoti për telhah po se len robi me ngrit kokë”

U deshën reforma te shumta për të bërë shtet duke e vënë Shqipërinë mbi themele se gjetëm si ato ndërtimet ne rëre. Jemi larg për funksionimin e kësaj faze deri atëherë kur te tjerë do te vijnë deri sa të ndërtojmë shtetin që të mos e prishin dot më.

Këto reforma nuk mund të shtyhen më tutje, me drejtësinë më të korruptuar në rajon me stres me një trup te drobitur dhe metastaza te përhapura në çdo pjese të trupit

Për te garantuar te ardhurat e shtetit rritjen e larte te numrin bizneseve  shlyerjen e borxheve dhe kompensimin e energjisë e elektrikë, rimbursimim për ilaçeve. Dhe mund të vazhdoj pa fund nuk mjaftojnë e di qe njerëzit nuk hane statistika dhe e kam thënë shpesh ministrave mos , përsërisni statistika sepse njerëzit i duket sikur i ofendon

Shqipëria është e mjaftueshme jo, jo, jo Shqipëria qe kemi nuk është ajo qe dua, por është si nata me ditën me atë që kishim. Të gjithë ata qe rrudhin buzët te krahasosh spitale me sotme me ato qe ishin është si te krahasosh një pale opinga me këpucë të ditës se sotme

Te flasim për reformat ne shëndetësi, urgjence 27 me 27 qendra spitalore

Te pickonte akrepi duhet te merrje dhen për te gjetur urgjence bashkë me akrepin, Sot kemi një qendër te re te urgjencës dhe deri ne fund te vitit do te jete ne te gjithë shqip. Kemi flote urgjencash dhe helikopterësh. Nuk mjafton 3 vjet me pare çdo nene shtatzënë bënte operacion te kohës se Enverit, ndërkohë që janë investuar 936 mije mjete spitalore. Po ti numërojmë se çfarë kemi bere ne mjekësi, janë bërë më shumë se një çerek shekulli te mara se bashku, shëndetësia qe duam do te jete ku e ku me shëndetësinë qe kemi.

Bunkeri i plasmasit i ka mbire hashashi në gojë i keni vëne re sa here hapin gojën e kanë jeshile.

A dini çfarë i thashë  Lulzimit kur me thoshte qeveri teknike: Mos u lodhe se ky vit është epilogu i luftës se sonë me këtë fenomen.

Kryeministri ka falënderuar dhe Vangjush Dakon kryebashkiakun e Durrësit, për mikpritjen e tij ne qytetin e Durrësit: Faleminderit Vangjush të marrin të keqen

Dhe ata që s’na kane votuar kurrë e shohim si ka ndryshuar sot, këtu do te jemi dhe pas 4 vitesh dhe do shihni si do te jete policia e shteti.

18 qershori është i njerëzve te thjeshte ne jemi të akuzuarit dhe ata gjykatësit. Kapitulli i ri asaj qe duan ku kapitulli i ri do te filloje nga gjykatësit për te shlyer atë c ‘kanë bere ne këto vite.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.