Shpesh e shohim në rrjetet sociale, ku babai i saj, Alban Dudushi dhe bashkëshortja, Bieta Sulo publikojnë foto të familjes. Flasim për Joelle, vajzën që Dudushi ka nga martesa e parë. Ashtu si mund të duket edhe në këtë foto, tashmë një adoleshent, ajo është bërë një zonjushë shumë simpatike. Ditën e djeshme Joelle ka festuar edhe mbrëmjen e mini maturës. Një festë e rëndësishme kjo për një vajzë të moshës së saj. Joelle dhe babi Albani duken shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit “Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e mini-maturës”– shkruan Bieta Sulo, e cila ka publikuar foton në Intagram.
Shfaq Komentet (0)