Fëmijët e familjes mbretërore britanike kanë shoqëruar baballarët e tyre gjatë lojës Polo. Për herë të parë “spektator” ishte edhe i vogli Archie. Meghan Marke ka marrë vogëlushin Archie për herë të parë në një ndeshje bamirësie, teksa nuk mungonin edhe kushërinjtë George, Charlote dhe Louis.
Archie, vetëm 2 muajsh i është bashkuar për herë të parë publikisht grupit të kushërinjve të familjes mbretërore. Familja u mblodh për të parë një ndeshje ku dy vëllezërit William dhe Harry luanin në dy ekipe kundërshtare.
Duket se fëmijët janë argëtuar tej mase, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte princi Louis, që u “hipnotizua” nga syzet e diellit të mamasë. Nuk mungoi edhe një nxjerrje gjuhe për “teta Megan”. Fundja fëmijët janë fëmijë, edhe kur i përkasin një familjeje mbretërore.