Kryesore

Pas Durrësit, Gjykata nuk i jep mandatin edhe kandidatit të Vorës

15:19 - 17.07.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Durrësit, është kandidati i PS në Vorë, Agim Kajmaku i cili nuk ka arritur të marrë vërtetimin e gjykatës për ligjshmërinë e mandatit të fituar më 30 qershor. Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Agim Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës.Në vendimin e trupës gjykuese, thuhet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative. Ky vendim i dhënë më 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.