BOTA

Turqit synojnë të blejnë kompaninë britanike të çelikut

15:17 - 14.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria britanike është vendosur të njoftojë një ofertë të preferuar për kompaninë britanike të çelikut “British Steel” brenda ditëve, me një kompani turke që shihet si favorite për ta blerë atë, në një përpjekje të qeverisë në Londër për të shpëtuar mijëra vende pune, shkruan Reuters.Prodhuesi i dytë i çelikut në Britaninë e Madhe u fut në likuidim të detyrueshëm në 22 maj pas një situate jo të mirë financiare.




Një konsorcium turk i udhëhequr nga fondi i pensioneve ushtarake Oyak, i cili është gjithashtu aksioneri më i madh në prodhimin e çelikut Erdemir, është favorit kryesor njoftojnë mediat. Rreth 5,000 vende pune u rrezikuan kur bisedimet u ndërprenë në maj midis qeverisë dhe pronarit të British Steel, Greybull. Financial Times raportoi se kompania turke Oyak kryesohet nga Mehmet Tas, një ish gjeneral i ushtrisë turke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.