Një i ri është në kërkim nga Policia e Tiranës pasi është denoncuar prej një vajze e cila ka deklaruar se ai ka tentuar ta përdhunojë. Ngjarja sipas vajzës 22-vjeçare ka ndodhur në Kamzë.
Sipas bluve të kryeqytetit, 29-vjeçari me inicialet Xh.G., ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e re me inicialet I.R, pa dëshirën e saj.
Policia tha se e ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin i cili banon në Lezhë.
Materialet hetimore në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shfaq Komentet (0)