Kapiteni i Kombëtares në ndeshjen e sotme shënoi edhe një gol, ndërsa në intervistën për “Supersport” tregoi se nuk po i besohej që kishte shënuar. “Loja që bëmë ishte krejt ndryshe nga Franca. E dimë që kemi potencial, kishim besim për të treguar vlerat.
Zëvendësimin e kërkova vetë, sepse kisha një problem në pulpë. Nuk mund të vazhdoja dhe duhej dikush më i freskët në fushë. Akoma nuk e besoj që kam bërë gol. Duhet të marr veten dhe do e shoh më vonë golin. Gëzimin që pata në atë moment, nuk e besoja. Jam shumë i kënaqur për golin e për fitoren. Të vazhdojmë me kokën lart”.
Shfaq Komentet (0)