Faqja humoristike në “Facebook” e quajtur “Gli Autogol”, e cila trajton tema të sportit, ka bërë një konstatim interesant, por të vërtetë. Konkretisht, me emërimin e Stefano Piolit si trajner i Milanit, ka ndodhur diçka e çudtishme.
Pioli ka deklaruar 3 vite me parë që është tifoz me Interin dhe për këtë, sot, tifozët e Milanit nuk kanë qenë dakord me emërimin e tij.
Megjithatë, kombinacioni interesant është ky: Milani ka trajner një tifoz të Interit, Interi ka trajner një tifoz të Juventusit (Antonio Conte), Juve ka trajner një tifoz të Napolit (Mauricio Sarri) dhe Napoli ka trajner një tifoz të Milanit (Karlo Ançeloti).
Rreth vicioz perfekt, s’ke ç’thua.
Shfaq Komentet (0)