Nje lajm i mirë vjen për të gjithe të apasionuarit pas Formula 1, ku së shpejti do të takojnë idhullin e tyre Zhan Todt. Mësohet se presidenti i Federatës së Automibilizmit në dhjetor do të vizitojë Shqipërinë. Numri një i automobilizmit botëror do të qëndrojë tri ditë në Tiranë, mes datave 12 dhe 14 dhjetor, si rrjedhojë e organizimit dhe ndarjes së çmimeve që lidhen me asamblenë vjetore të “Central Europian Sporting Zone” (CESZ).
Ceremonia në fjalë e CESZ-së, e cila përfshin 15 federata të vendeve të Europës qendrore, organizohet nga “Automobil Club Albania”, gjatë të cilës federatat në fjalë do të diskutojnë mes tyre mbi programet dhe organizimet e mundshme të sezonit të ardhshëm, përmirësimet e turneve, shkëmbim eksperiencash, por në të njëjtën kohë, Zhan Todt do të ketë nderin që të ndajë disa çmime që lidhen me disiplina të ndryshme, si për garat rrelli, drifting etj.