Ditën e djeshme ata festonin 18-vjetorin e romancës së tyre. Julka u zgjua me idenë të “torturojë” bashkëshortin e saj Andi, me disa pyetje në lidhje me fillimet e tyre e lidhjes. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur postoi dje në Instagram një seri videosh ku shfaqej në rolin e një “hetueseje”. Ajo kishte Andin e përgjumur përballë dhe nisi ta pyeste për puthjen e parë të para 18 viteve, apo sesi ishte Julka atëherë.
“Kur burrin e pret një breshëri pyetjesh sa hap sytë! Ja se si e mban mend @andygramm puthjen tonë të parë”, shkruan Julka. Kulmi arrin kur Andi ngatërron sesa vite kanë bashkë dhe thotë se i është fiksuar 17-ta në vend të 18-ës. Ai kujton se kanë plot 17 vjet bashkë, por aty është Julka për ta korrigjuar, pasi ajo mban mend çdo gjë me detaje.