Para një muaji, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër të një vajze, emri të cilës është Ayana. Çifti i popullarizuar kohë pas kohe kanë ndarë imazhe me fansat e tyre, që nga shtatzënia deri në ardhjen në jetë të vajzës.
Ata janë kujdesur që ta shënojnë njëmujorin e saj të lindjes përmes postimeve në rrjetet sociale. “Dhurata më e madhe mbi të gjitha, ju dua të gjithëve jashtëzakonisht shumë. Urime një mujori engjëlli im, Ayana”, ka shkruar Leonita në përshkrim. Një fotografi e ka publikuar edhe Graniti në profilin e tij, me përshkrimin: “Urime njëmujori engjëlli im. Mami dhe babi të duan”.
Shfaq Komentet (0)