Ditën e djeshme u publikua promo e emisionit të famshëm italian “La Pupa e il Secchione e Viceversa” për arsyen e vetme se Kejvina Kthella shfaqej në të, e veshur me bikini dhe duke folur italisht. Menjëherë u mendua se velina do të bëhej pjesë e televizionit italian, por ajo e ka mohuar këtë gjë. E kontaktuar nga ‘Xing.al’, Kejvina ka treguar se për shkak se ishte e angazhuar me “Dance with me”, nuk mundi të merrte pjesë në emisionin italian. Pamjet që pamë janë shkëputur nga kasti dhe Kejvinën nuk do ta shohim në televizionin italian. Emisioni i cili është transmetuar në vitet 2006 dhe 2010, do të nisë në janar 2020 nën drejtimin e moderatorit Paolo Ruffini.
Shfaq Komentet (0)