IKMT ka shembur ditën e sotme një pallat 6-katësh në zonën e Astirit, në Tiranë.
Shembja e pallatit ka ndodhur me anë të një shpërthimi të kontrolluar. Raportohet se në pallat u hapën 250 vrima dhe u përdorën 10 kg lëndë plasëse.
Në zonën përreth janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi, por forcat e zjarrëfikëses kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin përmes hedhjes së ujit.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme, janë shembur në këtë segment 5 godina të tjera.
Shfaq Komentet (0)