Ndarja e reperit Stresi me partneren e tij Keisi, ka qënë mjaft e komentuar në showbiz-in shqiptar dhe jo vetëm.
Ndarjet dhe ribashkimet e tyre janë komentuar gjatë në media, mirëpo u bënë disa muaj që ata s´janë më me njëri-tjetrin.
Teksa Stresi merret me muzikë, Keisi ka vazhduar jetë ne saj në Kanada. Ditën e djeshme, ish-partnerja e reperit publikoi një foto në rrjetin social “Instagram”, foto kjo ku vihej re unaza që reperi I kishte dhuruar, dhe Keisi e mbante ende në gisht.
“Se një femër duron shumë”- shkruante Keisi, fjalë të cilat na bënë të mendojmë se ka shpresë për të dy.
Si gjithmonë, s’ka vonuar shumë edhe një reagim i Stresit në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka publikuar fjalët e këngës së tij të re, të cilën pritet ta lançojë së shpejti dhe teksti na u duk sikur i dedikohet Keisit.
“Thonë se dashuria është një lojë e humbur, unë besova n’dashuri kur isha adoleshent shumë i humbur… T’ harrosh dikë që e ke dasht është njësoj sikur mos me e pas njoft asiher..”- janë fjalët e Stresit për të cilat është penduar dhe i ka fshirë.
Duket si një dedikim i hapur për ish-partneren e tij, megjithëse nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.