Disa vite më parë botuesja Arlinda Duda u shpreh në emisionin “Opinion” se këngëtarja Eli Fara nuk është një femër e bukur. Por së fundmi, në emisionin “E diell” në “Top Channel”, ajo ka deklaruar se për këtë deklaratë ka dashur t’i kërkojë falje këngëtares, madje ta sqaronte për mesazhin që donte të jepte. “Ideja ishte se ne ishim tek Fevziu dhe Fevziu ngacmonte gjithë kohës. Unë Elit kam dashur t’i kërkoj një falje, një sqarim më shumë sesa falje, sepse u përfol shumë edhe në portale. Eli tha që unë nuk jam turke, por ortodoksee”, u shpreh ajo. Më tej, Duda tha se bukuria është diçka relative, dikujt i pëlqen bukuria e një femre, dikujt tjetër jo. “Nuk është kjo bukuria që mua më pëlqen. Madje, bukuria që më pëlqen mua mund të mos jetë fare e bukur, mund të mos jetë ajo që u pëlqen të gjithëve”, përfundoi ajo.
BLUETOOTH
Tha se Eli Fara nuk është e bukur, befason Arlinda Duda: Dua t’i kërkoj falje
Shfaq Komentet (0)