Këngëtari i dashur për publikun, Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani u bënë prindër për herë të parë në vitin 2016. Andrra solli në jetë një djalë, të cilin çifti e pagëzoi me emrin Ansi.
Në një `mini-intervistë´ me ndjekësit e saj në “Instagram”, Andrra u pyet për bebushin numër 2. Me anë të një fotoje të vjetër të sajën, kur ishte shtatzanë, Andra shkruan se kur të jetë e shkruar do të vijë dhe fëmija í dytë, ndërsa shton se edhe pak ka mbetur.
“Edhe pak (kur të jetë e shkrume)”-shkruan Andrra.
Pra së shpejti çifti do të bëjë me një motër ose vëlla djalin e tyre, Ansi.
Shfaq Komentet (0)