Një 44-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të rrugës Fllakë-Sukth.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.K, i cili u gjet në orën 13:15, ndërkohë bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhunë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 10.03.2020, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)