Një person është gjetur pa shenja jete ne një kanal në fshatin ‘Rraboshte’ të Lezhës.
Burimet bëjnë me dije se viktima është shtetasi me iniciale L.Gj, rreth 60 vjeç. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë pare trupin e viktimës në kanal.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet e vdekjes.
Shfaq Komentet (0)