Luana Vjollca ka dalë së fundmi në kopertinën e revistës prestigjioze turke, “Modda Turkey”. Përveçse ka qenë imazh i kopertinës së revistës, ajo ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive për këtë revistë turke. Lajmi është mësuar nga vetë moderatorja, e cila ka publikuar në intervistën në “Instastory”, ku ka treguar disa detaje rreth jetës së saj. Krahasuar me intervistat që Luana ka dhënë për mediat në Shqipëri, nga kjo e fundit për revistën turke, ajo ka shprehur edhe një të vërtetë të jetës së saj, se kur ka qenë e vogël ka dashur të bëhej basketbolliste.
“Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për këdo, jo vetëm për njerëzit që shfaqen në televizion. Unë nuk kam shumë kohë të mjaftueshme që ta praktikoj. Nëse kthehem herët në shtëpi, i dedikohem vetes sime duke ushtruar aktivitet fizik. Kur isha e vogël, më pëlqente që të luaja basketboll dhe ëndërroja të bëhesha një basketbolliste e njohur, por kurrë nuk e fillova dhe sot nuk pendohem”, – ka thënë Luana. Ndër të tjera ka thënë se mes shumë këngëve, muzika që pëlqen më së shumti këto kohë janë vetëm këngët e Billie Eilish.