AKTUALITET

Ambasada e SHBA: Nuk duhet të çorientohemi. Populli shqiptar foli dhe Reforma në Drejtësi duhet të ecë përpara

13:02 - 26.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada e SHBA-ve ka dalë sot me një deklaratë, ku sërish në fokus është Reforma në Drejtësi.




Përmes një postimi në facebook, Ambasada shprehet se do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar, ndërsa bën thirrje për të mos humbur përqendrimin dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të çorientohemi.

“Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën.

Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane.

E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, deklaron ambasada e SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.