AKTUALITET

A mund të infektohemi me COVID-19 në det? Epidemiologu: Rrezet ultra violetë shkatërrojnë virusin

15:26 - 26.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një lidhje me ‘Skype’ në ‘News24’ ka folur për situatën në të cilën ndodhemi nga COVID-19.




Ndër të tjera, Alimehmeti shpjegoi se sipas  institutit të Francës nuk gjenden gjurmë të virusit në ujërat detare, ndërsa shtoi se rrezet ultra violet e shkatërrojnë koronavirusin.

“Milano ka avancuar akoma më tej dhe ka bërë studime në ujërat e zeza dhe gjen gjurmë të virusit por të paafta për të hyrë në cikël biologjik. Kujtoj se zona e Milanos është zona më e kontaminuar dhe thotë se risku për infektimit të njeriut është i pallogaritshëm. Për virusin mjafton t’ju kujtoj djathin në shëllirë.

Distancimi fizik në det është i detyrueshëm mos të mbytesh. Në plazh kemi nxehtësi të detit dhe ujit. Rrezet ultra violetë shkatërrojnë virusin. Rrymat e përhapin e hollojnë dendësinë e tij. Duron pak sekonda në temperaturë 24 gradë celsius dhe në lagështinë gjatë verës. Nga njeriu tek njeriu do vazhdojë të transmetohet, që do të thotë mos u gruponi”, deklaroi Alimehmeti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.