Babë e bir kanë rënë në prangat e uniformave blu, pasi në afërsi të tokës së tyre u evidentuan 95 bimë narkotike cannabis sativa.
Në pranga shtetasit Petrit Ismaili, 44 vjeç dhe Mehmet Ismaili, 27 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Kontrolle të ushtruara nga punonjësit e policisë në tokë dhe nga ajri me dronë.
Gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në zonën e Çorrushit, Mallakastër, u konstatua një rast tentative kultivimi.
Policia ka vënë në pranga shtetasit P. I, 44 vjeç dhe M. I, 27 vjeç, pasi në afërsi të tokës së tyre, u evidentuan 95 bimë narkotike canabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.
Ndërkohë dje, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin e një qytetari dixhitial, i cili thoshte se “është arrestuar për drogë vëllai i narkokryetarit monist të Mallakastrës” Qerim Ismaili dhe se ka “ndërhyrje të fuqishme nga narkoshteti për lirimin e tij”.