Kreu i Partisë Socialiste në zonën e Laprakës, Ndue Ndoci ka ndërruar jetë nga COVID-19. Ai ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spitalin Covid në Tiranë, por nuk ka mundur që ta fitojë dot betejën me sëmundjen.
Burimet bëjnë me dije se Ndoci ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme për shkak se kishte pasur komplikime të shenjave të sëmundjes.
Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar dhe miq e kolegë të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për ndarjen para kohe nga jeta të Ndocit.
Deputeti Ulsi Manja ka shkruar dedikimin e tij në Facebook, ku thotë: “E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes. Lamtumirë miku im Ndue Ndoci!”.
Shfaq Komentet (0)