Kryesore

Ngec marrëveshja PS-PD, Rama kthen drejtorët teknikë, nuk dakordësohet për emrat me Bashën

08:29 - 01.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Valentina MADANI

Ministrat teknikë në qeverinë “Rama” prej ditësh kanë nisur intensivisht punën, por pjesa tjetër e paktit “PS-PS” ende nuk është implementuar. Konkretisht, marrëveshja e 17 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha vijon të jetë e pambyllur, edhe pse ka më shumë se një javë që fushata elektorale ka nisur zyrtarisht. Burime për “Gazeta Shqiptare” kanë bërë të ditur se kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për emrat e drejtorëve të disa institucioneve të rëndësishme. Nga 5 drejtori të ofruara në marrëveshje, vetëm në njërën prej tyre është emëruar drejtori, ndërsa në 4 të tjera kryeministri Edi Rama ende nuk ka pranuar propozimet e Partisë Demokratike. Në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t është emëruar Ibrahim Morina. Ai ka qenë kreu i Policisë Ndërtimore gjatë qeverisjes së PD-së. Më vonë ai u bë drejtor në Ministrinë e Transporteve. Por vijojnë ende pa drejtor, Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike, Drejtoria e Hipote-kave, për të cilën flitet se do të drejtohet nga Arben Ibro, Drejtoria e Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Mësohet se kryeministri Edi Rama ka rrëzuar disa emra, përfshirë Arjan Hoxhën, si Drejtor Teknik në Drejtorinë e Burgjeve dhe emrin e ish-Kryetarit të Njësisë 11 në kryeqytet, Haki Mustafa, si drejtor i OSHEE-së.

Mësohet se vijojnë konsultimet për gjetjen e emrave teknikë që do të drejtojnë këto institucione deri pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ndërsa brenda kësaj jave pritet emërimi i tyre. Pas protestash disamujore të opozitës dhe një odiseje politike të pashembullt, ecejakesh diplomatike të ndërkombëtarëve, nga europarlamentari Knut Fleckenstein, te kreu i komisionit të Parlamentit Europian për Politikën e Jashtme, David McAllicter dhe Ndihmës Zv. Sekretari i Shtetit Hoyt Yee, më në fund u arrit një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë për paketën e ashtuquajtur “McAllister plus”.

Në bazë të marrëveshjes dypalëshe, Presidenti i Republikës dekretoi datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017. Por PD-PS vendosën të bashkëqeverisin duke i lënë opozitës postin e zv.krye-ministrit teknik, atë të ministrit të Brendshëm, të ministrit të Arsimit, të ministrit të Shëndetësisë, të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të ministrit të Financave, të ministrit të Drejtësisë, si dhe drejtoritë: Drejtori i OSHEE-së, Drejtori i Për-gjithshëm i ALUIZNI-t, Drejtori i Përgjithshëm i Hipo-tekave, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.