Genta Ismajli këto ditë është përfolur për një shtatzëni të mundshme. Këngëtarja muajt e fundit ka zyrtarizuar lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta. Artistja sjell vazhdimisht fotografi pranë të dashurit dhe duket shumë e lumtur, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin. Ajo ka postuar fotot e saj nga palestra, ku ndonëse është veshur me veshje sportive, nuk lë vend për dyshime se nuk është shtatzënë. Megjithatë do të na duhet të presim dhe pak të shohim nëse Genta do të zbulojë më në fund barkun e rrumbullakosur, apo gjithçka ka qenë një “alarm i rremë”
Shfaq Komentet (0)